Këlliçi rendit 9 akuzat ndaj Agaçit për çështjen e inceneratorëve
Deputeti Belind Këlliçi akuzon Ëngjëll Agaçin, si arkitekti i masakrës financiare prej gjysmë miliard euro për çështjen e inceneratorëve.
Në një deklaratë për mediat Këlliçi u shpreh se janë 9 akuza që rëndojnë mbi Agaçin.
“Engjëll Agaçi u shfaq dje në dyert e Prokurorisë së Posaçme – SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysëm miliard euro. Ai nuk është në krye të skemës, por është arkitekti i saj”, u shpreh Këlliçi.
Ai renditi më tej edhe shkeljet, që sipas tij janë:
1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
2. “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal.
3. “Fshehja e te ardhurave” parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal.
4. “Mospagimi i Taksave”, parashikuar në nenin 181 të Kodit Penal.
5. “Moskryerja e detyrave nga organet Tatimore”, parashikuar në nenin 181/a të Kodit Penal.
6. “Përfitim i Paligjshëm i interesave”, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal.
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të Lartë Shtetërorë” ose të Zgjedhurve Vendorë”, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.
8. “Pastrimi Produkteve të veprës penale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal.
9. “Moskallëzim Krimi, parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.
“Shpresojmë që thirrja e tij në SPAK të mos jetë një vizitë rikonjicioni, për t’i hedhur hi syve medias dhe opinionit, por ora kur përgjegjësit të fillojnë të japin llogari. Inceneratorët nuk janë një obsesion politik, por një fakt i cili u shfaq edhe në progress-raportin e Bashkimit Europian. Ata janë qartësisht një vepër e mafias në dëm të taksapaguesve, dhe një tallje e përditshme e pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me qytetarët e tyre”, u shpreh deputeti.
Ai nënvizoi se duhet t’i vijë radha Edi Ramës dhe Erion Veliajt si përfituesve më të mëdhenj dhe kumbarëve të inceneratorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama i drejtohet BE-së: Po merrni vetëm njerëz të kualifikuar, s’funksionon kështu
- Rama në Kongresin e PES kërkon mbështetje për krizën energjitike
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta