Këmbimi valutor për datën 25 shtator: Euro e “dobët”, rritet dollari

25 Shtator 2025 | 10:33

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë të enjte, 25 shtator, euro blihet në tregun valutor me 96.4 lekë dhe shitet me 97.2 lekë.

Monedha evropiane ka shënuar një rënie të lehtë pasi ndodhej prej disa ditësh në një nivel të pandryshueshëm tregtimi, ku blihej me 97.2 lekë dhe shitej me 98.2 lekë.

Ndërkohë dollari amerikan ka shënuar rritje, ai blihet në tregun valutor me 82 lekë dhe shitet me 83.2 lekë.

Paundi britanik qëndron në të njëjtat nivele, ai blihet në tregun valutor me 110 lekë dhe shitet me 111.4 lekë.

Sakaq franga zviceriane qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet me 102.7 lekë dhe shitet me 103.7 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026