“Kemi parë një tmerr”/ Ambasadori shqiptar në Turqi rrëfen përjetimet e tërmetit

6 Shkurt 2023 | 12:51

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo, ka rrëfyer në Euronews Albania përjetimet e tërmetit 7.8 ballë që goditi mëngjesin e kësaj të hënë Turqinë.

Robo tha se tërmeti u ndje dhe në Ankara, ku qytetarët dolën të terrorizuar nga banesa.

Ai nënvizoi se deri në këto momente nuk raportohet për humbje jete të shtetasve shqiptarë.

Në bazë të komunikimeve që ambasada ka pasur me komunitetin shqiptar në zonën e tërmetit, ai tha se qytetarët u kishin rrëfyer se përjetuan një tmerr.

“U ndje pak në zonën ku ndodhet ambasada, por në zona të tjera të Ankarasë është ndjerë dhe qytetarë të Ankarasë kanë dalë të terrorizuar nga banesa. Goditja u ndje relativisht e fortë.

Ne jemi përpjekur të marrim informacion nëpërjmet kontakteve që mbajmë me shoqatata e komunitetit shqiptar, por në zonën e afektuar nga tërmeti, zona e Gazientepit dhe Hatayt, prania e shqiptarëve është relativisht e vogël. Ne kemi pasur komunikime me përfaqësues të komunitetit aty dhe na kanë thënë që goditja ka qenë e tmerrshme, shprehimisht “ne sot kemi parë një tmerr”, tha ambasadori.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026