“Kemi rreth 65%”, Balluku për procesin zgjedhor: Ne e kemi mandatin e 12-të
Drejtuesja politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku, foli për Euroneës Albania lidhur me procesin e votimit, të numërimit dhe të rezultateve të deritanishme nga zgjedhjet e 11 majit.
Ajo ka folur besimplotë për mandatin e 12-të dhe shpreh bindjen se me punën e bërë nga PS, do arrijnë fitore.
“Mandati i 10 ka qenë i pritshëm, kemi qenë të bindur që do arrijmë mandatin e 11, ndërkohë që për mandatin e 12, do thoja që ti planifikon dhe ëndërron, më është dëgjuar dëshira kësaj radhe.
E pyetur nëse kanë besim për një mandat të 13, Balluku tha se: “Mandati i 12 është i brishtë, jemi duke pritur numërimin e secilës kuti. Për shkak të këtij procesi zgjedhor duhet të them që mandatet janë shumë të brishta. Çdo mandat që ne marrim më tepër vështirësohet për ne. Për shkak të përqindjeve, ne kemi rreth 65% dhe PD ka nën 25%, ne e kemi mandatin e 12, por do të gëzoja dhe deklaroja për këtë mandat vetëm në mbyllje të kutisë së fundit. Ndërkohë për mandatin e 13, janë të mirëpritur të gjithë mandatet edhe 14.
PD zgjodhi që të bëjë një fushatë zero në terren, vetëm sharje, ofendime në facebook, çuditërisht vendosi të bullizonin femra në Fier. Ata kanë bazuar fushatën në sharjen e grave në këtë vend”, tha Balluku.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë