“Kënga e Zogut të Parajsës”/ Profesori i fizikës në Pogradec publikon librin e tij
“Kënga e Zogut të Parajsës”, ky është libri i fundit i poetit dhe prozatorit të njohur pogradecar Istref Haxhillari.
Edhe pse mësues fizike, Istrefi ka mundur të kultivojë brenda vetes edhe botën artistike.
Në librin e fundit Haxhillari ka ardhur para lexuesve me një poemë për dashurinë duke guxuar për t’u paraqitur krejt ndryshe nga herët e tjera për besnikët e krijimtarisë së tij.
“Kënga e Zogut të Parajsës” është një poemë e shkruajtur në gjuhën e prozës, një poemë për dashurinë, për jetën, për guximin, ndoshta edhe për moralin. Unë e përfytyroj botën pak ndryshe nga realiteti, në këtë libër ka një realitet që ndryshon nga ai që jetojmë zakonisht, është një realitet ku disa gjëra e ngatërrojnë, janë eliminuar ose minimizuar siç është paragjykimi, mosmirënjohja etj”- tha Istref Haxhillari.
Vepra e tij e fundit sipas Haxhillarit e ka zanafillën në një ngjarje të dhimbshme të jetuar që ka të bëjë me dy të rinj, ku një djalë vret të dashurën dhe më pas e veten.
“Si indicie e librit është një ngjarje e shumë viteve më parë, një nga ngjarjet më të rënda që kam parë në jetën time. Një çift të dashuruarish ku djali e vret vajzën dhe më pas godet veten. Unë kam qenë drejtor shkolle asokohe dhe momenti që kam fiksuar atëherë është se ajo kishte vdekur ndërsa ai ishte në grahmat e fundit dhe kërkonte të dinte me sy nëse ajo kish vdekur apo jo. Ne nuk e kuptuam këtë, por një grua e kuptoi, ai vdiq me një buzëqeshje lumturie që unë nuk e heq dot nga mendja.
Ai donte që në atë botë të ishte sërish me të. Kjo është forca e dashurisë që mua më ka motivuar gjithmonë ti kthehem pas asaj ngjarje e cila ka qenë indicie për çdo vepër që kam shkruar, frymëzim që më ka ngacmuar të shkruaj për dashurinë”- theksoi Haxhillari.
Istref Haxhillari është autor i 6 romaneve, 5 vëllime me tregime, 1 novelë dhe një tjetër libër për fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael