Këngëtari akuza të forta Festivalit të Këngës: Fituesi vendoset 1 vit përpara

20 Dhjetor 2022 | 21:40

Këngëtari Tiri Gjoci hodhi akuza të forta ndaj Festivalit të Këngës të RTSH, ku sipas tij fituesi vendoset 1 vit përpara.

Në emisionin Now në Euronews Albania, ai u shpreh se risia e këtij viti ku pritet të jenë dy çmime të para, një i jurisë dhe një i publikut për në Eurovizion është diçka e mirë pasi i bën artistët më të lirë dhe të pandikuar nga formati i këngëve për në Eurovizion.

“Këtë vit do ketë 2 çmime, i pari i jurisë dhe ai i Eurovizionit. Kjo është diçka e mirë, se gjithë këto vitet e fundit janë bërë këngë për Eurovizion dhe kjo është një gjë e gabuar. Kjo bën që artisët të ndikohen të bëjnë një këngë që t’i përshtatet Eurovizionit. Kjo më jep liri si artist, nuk ndikohem”, tha këngëtari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026