Këngëtarja Billie Eilish triumfon në çmimet Grammy

27 Janar 2020 | 08:15

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2020, artistja Billie Eilish shkroi historinë, duke fituar 5 trofe.

Eilish u vlerësua si “Artistja Më e Mirë”, “Kënga”, “Albumi” dhe “Muzika e Vitit”. Eilish është performuesja më e re solo që fitoi “Albumi i Vitit”, pasi rekordi i mëparshëm mbahej nga Taylor Swift për albumin “Fearless”, asokohe në moshën 20-vjeçare.

Ajo u bë gjithashtu e para grua dhe personi i dytë që fitoi njëkohësisht çmimet e mësipërme.

18-vjeçarja mori gjithashtu në shtëpi çmimin “Albumi Më i Mirë Pop”.

Të nominuarit e tjerë për këtë çmim ishin Bon Iver, (“I, I”), Lana Del Rey (“Norman F***ing Rockwell”), Ariana Grande (“Thank U, Next”), H.E.R. (“I Used to Know Her”), Lil Nas X (“7”), Lizzo (“Cuz I Love You”) dhe Vampire Weekend (“Father of the Bride”).

Në fjalën e saj, Eilish shprehu mirënjohjen pa harruar të falenderojë fansat, që sipas saj janë arsyeja kryesore që bëjnë të mundur praninë e tyre në ceremoni.

Artistja u shoqërua nga vëllai dhe njëkohësisht partneri i saj në muzikë, Finneas, i cili po ashtu fitoi dy çmime për punën e mirë në bashkëpunim me motrën e tij.

Ceremonia e 62-të e “Grammy Awards 2020” u prezantua të dielën e 26 janarit në Los Anxhelos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026