“Keni leksion nga partia”-Deputetët Baçi dhe Koçi “përplasen” në studio: Jemi nxënës
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi dhe ai i PD-së, Luan Baçi, kanë debatuar lidhur me aksionin opozitar në Kuvend.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Baçi është shprehur se Koçi dhe deputetët e tjerë socialistë marrin leskion nga partia, që të sulmojnë aksionin opozitar me argumentin se bëhet për të mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha.
Por Koçi u kundërpërgjigj duke thënë se nuk merr leksione nga askush dhe me ironi shtoi se megjithëse të gjithë në politikë duken pak profesorë, ata në të vërtetë mbeten nxënës deri në fund.
Pjesë nga biseda në studio:
Baçi: Nëse do vazhdoni me atë lojën që është për të ardhur keq, e pamoralshme, që ky aksion opozitar bëhet për të mbrotjur Sali Berishën. Qofsha i gabuar, por këtë doje të thoje. E kanë marrë si leksion, e kanë marrë nga partia që të sulmojnë vetëm në këtë drejtim.
Koçi: Mua s’me jëp dot leksione kush se çfarë do them në një bisedë, apo në fjalët e mia në Parlament. Nuk jemi të rënë nga qielli. Të gjithë jemi pak profesorë në politikë, por mbetemi nxënës deri në fund.
Baçi: Të quash aksion paramilitar deputetë të votuar të opozitës që kanë dy vite që po i masakrojnë për shkak të zhvillimeve të brendshme të opozitës, kjo nuk është e ndershme. Aksion paramilitar për çfarë? Që hyn me tymuese në Parlament?
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit