Keqtrajtimi i shqiponjës, AdZM në Gjirokastër kërkon sensibilizim: Të mbrohet fauna

10 Tetor 2023 | 16:31

Pas ngjarjes së rëndë të keqtrajtimit të një shqiponje në zonën e Përmetit, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe specialistët veterinerë në Gjirokastër apelojnë për domosdoshmërinë e mbrojtjes së faunës së egër si vlerë natyrore dhe ekoturistike

“I bëjmë thirrje të gjithë banorëve të zonave të mbrojtura dhe të gjithë Qarkut të Gjirokastrës që të mbrojmë kafshët dhe shpendët e egra si resurs natyror i Qarkut tonë”,-tha Grigor Dushi, drejtor Azm Gjirokastë.

“Gjirokastra është zonë turistike, ato janë shpendë të rralla. shpendë që i shërbejnë aksesit turistik”,-tha veterineri Krenar Veli.

Për mbrojtjen e shpendëve të egër në Qarkun e Gjirokastrës aktualisht po punohet për mosdëmtimin dhe ripërtëritjen e popullatave të kalit të qyqes.

“AdZM Gjirokastër vitet e fundit po punon me shoqatat mjedisore për rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes, një shpend tepër i rrezikuar në të cilin vitet e fundit kemi marë disa hapa për rimëkëmbjen e kësaj popullate sidomos në Qarkun e Gjirokastrës ku ky shpend ka dhe territoret e folezimit lejlekut dhe të skifterit kthetraverdhë”,-tha Grigor Dushi, drejtor Azm Gjirokastë.

Në zonën e Gjirokastrës kanë habitatet e tyre lloje të konsiderueshme kafshësh dhe shpendësh që po shërbejnë edhe si atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike. Sipas...
21:51 | 25/06/2026