Kërcënim nga Irani: Kemi dron që mund të godasë kampin e MEK në Shqipëri
“Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”. Ky është titulli i artikullit të datës 1 tetor i publikuar në median “Iran Front Page”, e cila citon një shkrim të gazetës qeveritare iraniane.
Në shkrim thuhet se “Irani posedon mjete ajrore pa pilot (UAV) që shmangin radarët, të cilat mund t’i përdorë për të goditur bazën e opozitës iraniane në Shqipëri”.
“Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarakë, që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin”, shtoi e përditshmja iraniane.
Gazeta qeveritare e Iranit, duke cituar Ministrinë e Inteligjencës, thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.
Sjellim në vëmendje se që pas sulmeve kibernetike, marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Shqipërisë janë prishur. Madje qeveria shqiptare mori një vendim për të dëbuar të gjithë trupën diplomatike të Iranit në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë