Kërcënime nga Irani, Balla: Nuk ka asnjë informacion zyrtar që Shqipëria të jetë në rrezik
Kreu i Grupi Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës Amerikane në Tiranë e cila deklaroi se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë amerikanët në Shqipëri. Balla u shpreh se ky ishte një njoftim rutinë.
Ai ndër të tjera theksoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar që Shqipëria të jetë në rrezik.
“Ka njoftuar dhe njofton qytetarët e vet se mund të jenë target i sulmeve të regjimit iranian. Ajo që duhet të themi është se Shqipëria është aleat i SHBA. Presidenti Trump sot ka qartësuar hapat në të cilën do të ecë. Ne përshëndesim ndërhyrjen e SHBA, pasi Irani ishte rrezik në Lindjen e Mesme.
SHBA e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë kur kanë qenë shënjestër të regjimit iranian. Ne jemi krenarë që miratuar edhe një ku për turpin tuaj nuk morët pjesë dhe më pas PD doli me një deklaratë ku i shpall luftë Iranit. Lëreni teatrin, por duhet thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar që Shqipëria të jetë në rrezik”, tha ai.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë pasditen e së mërkurës lëshoi një paralajmërim se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.
Sipas ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu vende publike dhe të zakonshme, përfshirë qendra turistike, tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ambasada ndër të tjera theksoi rëndësinë e raportimit të çdo aktiviteti të dyshimtë pranë autoriteteve lokale dhe kontakteve të saj diplomatike.
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret