Kërcënimet e Trump për Groenlandën, NATO nis misionin Roja e Arktikut

11 Shkurt 2026 | 22:18

NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me qëllim që të përmirësojë pozicionin ushtarak të aleancës në rajonin e Arktikut.

Kjo lëvizje vjen pas tensioneve të fundit mes aleatëve të NATO-s, Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me të ardhmen politike të Grenlandës. Kur u përmend për herë të parë muajin e kaluar, disa diplomatë i thanë Radios Evropa e Lirë se një mision i mundshëm në Arktik mund të ishte një rrugëdalje nga një krizë në rritje.

Pas një takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar në Davos të Zvicrës, u ra dakord që NATO-ja të luajë një rol më të madh rreth Grenlandës, për të zmbrapsur ndërhyrjet e mundshme kineze dhe ruse rreth ishullit dhe në Arktik në përgjithësi.

Gjatë një konference për media në Bruksel më 11 shkurt, Rutte tha se “për herë të parë do ta sjellim nën një komandë të vetme gjithçka që bëjmë në Arktik. Jo vetëm që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që kemi, por do të shohim edhe se cilat janë boshllëqet dhe do t’i mbushim ato”, duke shtuar se “këtë e bëjmë sepse kemi një ndjenjë të qartë se rusët dhe kinezët po bëhen gjithnjë e më aktivë atje”.

Në një komunikatë për media lidhur me nisjen e misionit, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropë, Alexus Grynkewich, tha se “Roja a Arktikut vë në pah përkushtimin e aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj dhe për të ruajtur stabilitetin në një nga zonat që në aspektin strategjik janë më të rëndësishme dhe më sfiduese nga aspekti mjedisor në botë”, duke shtuar se misioni do të “shfrytëzojë fuqinë e NATO-s për të mbrojtur territorin tonë dhe për të siguruar që Arktiku dhe Veriu i Lartë të mbeten të sigurt”.

Deri më tani nuk janë publikuar detaje se sa shtete të NATO-s janë të përfshira në mision apo edhe për nivelin e trupave, edhe pse aleanca ushtarake perëndimore ka konfirmuar se misioni është “shumëdimensional”, që nënkupton se do të përfshijë ajrin, detin dhe tokën.

NATO ka bërë gjithashtu të ditur se stërvitja Qëndresa e Arktikut e Danimarkës, së bashku me 11 vende të tjera evropiane anëtare të NATO-s që po zhvillohet aktualisht në dhe përreth Grenlandës, si dhe stërvitja e ardhshme e titulluar Përgjigja e Akullt në veri të Norvegjisë dhe Finlandës, që përfshin 25.000 ushtarë, përfshirë trupa amerikane, do të jenë pjesë e misionit Roja e Arktikut.

Shtatë nga tetë vendet e quajtura “arktike” janë anëtare të NATO-s, me vetëm Rusinë që bën përjashtim.

me Rusinë si përjashtimin më të dukshëm. Dhe ndonëse aktualisht ujërat rreth Grenlandës nuk janë të mbushura me anije ruse dhe kineze, kjo mund të ndryshojë kur akulli i Detit Arktik shkrihet dhe hapen rrugë të reja detare.

Misioni Roja e Arktikut vjen pasi NATO ka formuar misione të ngjashme në vitin 2025 që janë ende në zhvillim e sipër në Detin Baltik – si përgjigje ndaj sabotimit të dyshuar rus të kabllove nënujore – dhe në krahun lindor të aleancës, pas inkursioneve me dronë rusë në Poloni në shtator të vitit të kaluar./ REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026