“Kërcënimet e Trumpit të pashmangshme”, Mamdani paraqet planin pas fitores

5 Nëntor 2025 | 15:47

Në intervistën e tij të parë pas fitores në zgjedhje, Zohran Mamdani i tha ABC News se rezultati i jep atij “një mandat për të ndjekur një axhendë ambicioze përballueshmërie”, me synimin për ta kthyer “qytetin më të shtrenjtë në SHBA në një qytet të përballueshëm për të gjithë”.

I pyetur nëse mund ta realizojë këtë pa rritur taksat, Mamdani u shpreh se “do të duhet t’i rrisë ato për 1% të banorëve më të pasur të Nju Jorkut”.

Sipas planit të tij, do të prezantohet një taksë e sheshtë prej 2% për qytetarët që fitojnë mbi 1 milion dollarë në vit (rreth 770 mijë £). Përveç kësaj, ai synon të rrisë normën e taksës së korporatave në 11.5%, duke e barazuar me nivelin më të lartë të taksimit në Nju Xhersi. Mamdani vlerëson se këto masa do të sigurojnë rreth 9 miliardë dollarë të ardhura për qytetin.

Duke iu përgjigjur kritikave se rritja e taksave mund të largojë bizneset dhe krijuesit e vendeve të punës, ai theksoi se problemi kryesor është tashmë kostoja e lartë e jetesës.

“Punëtorët po largohen sepse nuk përballojnë kujdesin për fëmijët apo qiratë, dhe kjo e bën të vështirë për bizneset të mbajnë talentet,” u shpreh ai.

Para zgjedhjeve, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar se do të shkurtonte fondet federale për Nju Jorkun nëse Mamdani fitonte.

Por kryebashkiaku i ri thotë se është i përgatitur për një përballje të tillë:

“Kërcënimet e tij janë të pashmangshme,” tha Mamdani. “Nëse ai vendos të dëmtojë qytetin tonë, unë do të jem aty për ta mbrojtur atë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën prej vitesh ka marrëdhënie binjakëzimi...
18:43 | 14/07/2026

INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç

Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në...
18:34 | 14/07/2026

Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën

Alergjitë nuk kanë më një stinë të përcaktuar, ato janë gjithëvjetore. Përgjatë stinës së verës, alergjitë nga polenet u kanë lënë vendin alergjive ushqimore, atyre...
18:31 | 14/07/2026