Danimarka: Gati për luftë me SHBA. Qëllojmë të parët nëse pushtohemi

8 Janar 2026 | 18:55

Ushtarët danezë do të qëllojnë të parët dhe pa pritur urdhrin e eprorëve nëse dikush, përfshirë ushtrinë amerikane, përpiqet të pushtojë territorin e Mbretërisë së Danimarkës.

Kështu thotë një direktivë ushtarake e vitit 1952, për të cilën Ministria daneze e Mbrojtjes ka konfirmuar se do ta mbajë në fuqi, shkruan Euronews.

Direktiva u kërkon trupave daneze që të angazhohen menjëherë në luftë përballë çdo sulmi ndaj vendit, pa pritur urdhrat që vijnë nga majat e hierarkisë ushtarake.

Gjithashtu, ata duhet të veprojnë edhe nëse komandantët e tyre nuk janë në dijeni të një deklarate lufte, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes.

Direktiva është rikthyer në vëmendje pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi sërish se do të marrë nën kontroll me anë të forcës ishullin e Groenlandës, me argumentin se territori arktik është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Kryeministrja Mette Frederiksen tha më herët gjatë javës se çdo përpjekje ushtarake për të zaptuar Groenlandën, një territor gjysmë autonom, do të shënonte fundin e ekzistencës së NATO-s.

Direktiva e vitit 1952 thotë se forcat ushtarake duhet të reagojnë pa hezituar dhe pa pritur autorizimin e komandantëve.

Ndërkohë, autoriteti ushtarak danez në Groenlandë, i njohur si Komanda Arktike, do të shqyrtojë nëse një situatë e caktuar përbën një sulm.

Paralelisht, zëvendës presidenti amerikan J D Vance ka deklaruar se ishulli i Mbretërisë Daneze mbetet “kritik” për mbrojtjen e Amerikës dhe botës nga sulmet ruse dhe kineze.

Gjithashtu, ai ka kritikuar Danimarkën dhe vende të tjera evropiane se nuk kanë bërë një punë të mirë në sigurimin e territorit të rajonit.

Ndërkohë, javën e ardhshme, sekretari i Shtetit Marco Rubio pritet të vizitojë Danimarkën për të diskutuar mbi interesat e Uashingtonit.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026