Kërcënoi Ramush Haradinajn dhe familjen e tij, arrestohet autori! Sekuestrohen 2 armë
Një person është vënë në pranga nga policia e Kosovës pasi kërcënoi e ofendoi kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe familjen e tij. I arrestuari është identifikuar si Korab Bajgora.
Policia ka dalë më një njoftim zyrtar ndërsa bën me dije se janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta. Mësohet se njëra pistoletë kishte 4 fishekë.
‘’NGACMIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE. Sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri -pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, njofton policia.
Bajgora rezulton se është arrestuar edhe më parë përkatësisht në janar të vitit të kaluar. Ai dyshohej se kishte kërcënuar efektivët e policisë pasi kanë shkuar ta arrestojnë.
Bajgora atë kohë dyshohej për dy vepra penale “Mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë