Kërcënon Lukashenko: Apokalips nëse Rusia i përgjigjet Perëndimit me armë bërthamore

25 Prill 2024 | 12:14

Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se rreziku i incidenteve ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën është mjaft i lartë, raporton agjensia e lajmeve ruse RIA.

Presidenti i Bjellorusisë, shtoi në deklaratën e bërë këtë të enjte se mund të ketë një “apokalips” nëse Rusia përdor armë bërthamore si hakmarrje për veprimet perëndimore.

Lukashenko zbuloi se Bjellorusia kishte zhvendosur disa batalione të gatshme luftarake nga rajoni i Vitebsk , i vendosur në kufirin e tij me Rusinë, në kufijtë perëndimor të vendit.

Në një artikull tjetër nga Reuters, duke cituar agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Lukashenko u citua të thoshte se ishin gati kushtet për të filluar bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë .

Lideri bjellorus tha se tekstet paraprake të diskutuara midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Turqi, në javët e para të luftës, mund të shërbejnë si pikënisje për negociatat.

Tass citoi gjithashtu Lukashenkon të ketë thënë se mund të ketë një “apokalips” nëse Rusia përdor armë bërthamore në hakmarrje për veprimet perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026