Kërcënonte në internet me profile false punonjësin e policisë, arrestohet 24-vjeçari
Policia njoftoi paraditen e së martës për arrestimin e Ardit Saraçit, 24-vjeç, nga Kavaja, i cili dyshohet se ka kërcënuar në rrjetet sociale një oficer policie.
Rasti në fjalë ka lidhje me faktin se oficeri i kërcënuar kishte marrë pjesë në kontrollin që i qe bërë vitin e shkuar banesës së Saraçit, teksa ky i fundit qe arrestuar për lëndë narkotike.
Për atë rast ai më vonë qe lënë i lirë “me detyrim paraqitje”, mirëpo Saraçi e fajësonte policin në fjalë për kallëzimin për drogë dhe kishte nisur prej disa kohësh të hapte profile të rreme në rrjetet sociale dhe ta kërcënonte vazhdimisht.
Policia tha se pas rreth 6 muajsh hetime, departamenti i krimeve kibernetike faktoi pretendimet ndërsa oficeri i kërcënuar kishte ngritur edhe kallëzim penal.
Tashmë 24-vjeçari përballet me akuzat e “falsifikimit të identitetit kompjuterik” dhe “kanosja për shkak të detyrës”.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh