Kërcënonte veten, Ferhati: Gjyqtarja e Tiranës ka materiale audio të kolegëve të saj
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Arnisa Këlliçi, pasi u mor e pandehur nga prokuroria, për veprat penale ‘Kallëzim të rremë’ dhe ‘Falsifikim’.
Prokuroria bëri me dije se Arnisa Këlliçi u mor e pandehur lidhur me denoncimin se është kërcënuar me jetë më fëmijët e saj, por që sipas organit të akuzës rezultoi se ishte shkruar nga ajo vetë.
Gazetari Eni Ferhati në një intervistë për emisionin ‘Now me Erla Mëhillin është shprehur se gjyqtarja ka video dhe audio të kolegëve të saj ndërsa u shpreh se ka lëshuar dhe deklarata të tjera.
“Gjyqtarja ka drejtuar gishtin nga një prokuror te një tjetër. Gjatë këtyre ditëve janë publikuar dhe materiale audio dhe fotografi të bisedave të ndryshme të magjistratës për këtë histori. Gjyqtarja ka audio të kolegëve të saj. Bëhet fjalë për një prokuror, ku gjyqtarja ka pretenduar se ky prokuror ka lënë këtë shkresë në zyrën e saj. Prokuroria ka ngritur akuzën e kallëzimit të rremë, por edhe të falsifikimit të lidhur me shkresën, ku ka rezultuar se e ka shkruar vet. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit, për shkak të konfliktit të interesit. Ajo ka folur dhe për një variant që qarkullon. Ajo ka ngritur një histori ku disa kolegë të saj, kanë qenë nën hetim nga SPAK por kjo i ka informuar dhe më pas i ka shpëtuar”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Raporti: Biden “ka mbajtur me dashje materiale të klasifikuara”
- Ylli Manjani ironizon Flamur Nokën: Me atë miellin si filmi me ballistë
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet