Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Janar 2026 | 09:27

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e planifikuar për t’u mbajtur sot në mesditë lidhur me kërkesën e SPAK për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, është shtyrë.

Vendimi është bërë me dije përmes një njoftimi të Këshillit të Mandateve dhe vjen pas zhvillimit të një dite më parë, kur Gjykata Kushtetuese nuk doli me një vendimmarrje lidhur me kërkesën e qeverisë kundër pezullimit nga GJKKO të Ballukut nga posti i zv.kryeministres.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdhër te Kryetarit nr. 8, date 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes qe do te zhvillohej sot, date 28.01.2026, ora 12:00”, ishte njoftimi që morën mëngjesin e së mërkurës anëtarët e këtij këshilli, pa një datë tjetër se kur do të mbahet kjo mbledhje.

Seanca e së martës në Gjykata Kushtetuese, ku u shqyrtua ankimimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO, nuk mjaftoi për të prodhuar një vendim përfundimtar. Trupa vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale dhe çështja do të rikthehet për shqyrtim në një mbledhje të ardhshme.

Qeveria ka kërkuar që Gjykata të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës mbi imunitetin e deputetëve, ndërsa prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë theksuar se pezullimi i një ministri nuk është kompetencë e Kryeministrit dhe nuk ekziston konflikt kompetencash mes pushteteve

Më 22 janar, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin për pezullimin e Ballukut. Qeveria kërkon që Gjykata të interpretojë nenin 103 të Kushtetutës, sipas të cilit anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitetin e deputetit, dhe të vendosë nëse Gjykata e Posaçme mund të pezullojë një ministër pa autorizim nga Kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para

Një turiste rreth 50 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të...
11:24 | 21/07/2026