Kërkesa e Malltezit për heqjen e sekuestrove nga pronat, SPAK cakton datën për vendimin

24 Mars 2026 | 14:54

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 2  Prill vendimin për kërkesën e bërë nga çifti Argita e Jamarbër Malltezit, vajzës dhe dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara më herët nga SPAK për llogari të dosjes “Partizani”.

Shtyrja e vendimit erdhi për shkak se Prokuroria e Posaçme kërkoi kohë për të paraqitur pretendimet e saj lidhur me kërkesën e Malltezit.

Kjo është e disata herë që Malltezi i drejtohet gjykatës për te liruar pasuritë.

Më herët më 16 Janar Argita dhe Jamarëber Malltezit iu rrëzua një tjetër kërkesë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për lirimin e këtyre pasurive.

Pasuritë e familjarëve të ish-kryeministrit Berisha u bllokuan me vendim gjyqësor në tetor 2023 në të njëjtën kohë kur ndaj Jamarbër Malltezit u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, masë që e vuajti një muaj, derisa ndryshoi në masë më të butë.

Mes pasurive të sekuestruara janë 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.

Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026