Kërkesa për kartat ID në shkolla, ministria e Arsimit përgënjeshtron akuzat e PD-së: Sipas procedurave për marrjen e librave
Në një reagim për Euronews Albania, ministria e Arsimit justifikoi të premten mbledhjen e të dhënave personale të prindërve në shkolla me një procedurë blerjesh të librave, që sipas saj është bërë gjithmonë dhe nuk ka lidhje me qëllimet e ndikimit në zgjedhje të pretenduara nga opozita.
“Mbledhja e numrit të kartave të identitetit nuk ka asnjë lidhje me qëllimet që janë thënë nga opozita. Ky proces ka të bëjë me librat, të cilat në fillim të vitit nxënësit i kanë marrë falas, por në momentin që prindi konstaton që ato janë të papërdorshëm nga fëmijët, për shkak se mund të jenë me probleme, atëherë procedohet me porositjen e librave të rinj,” – u tha për Euronews Albania nga ministria.
Partia Demokratike denoncoi të enjten përmes ish-deputetit Luçiano Boçi mbledhjen e të dhënave të kartave të identitetit të prindërve në shkolla.
“Drejtorë të shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve. Prindërve u është kërkuar në grupet e Whatsapp -it që të dërgojnë foto të kartave të identitetit, me justifikimin e teksteve mësimore. Ky është një keqpërdorim skandaloz që u bëhet shkollave, është një politizim i dëmshëm i qendrave të dijes, të cilat po kthehen në organizata partie,” – tha Boçi teksa i kërkoi ministrisë së Arsimit që ta ndërpriste këtë praktikë.
Ministira tha për Euronews Albania se procedura në fjalë zbatohej sipas një udhëzimi (pikave 2 dhe 3 të Kreut II, lexo këtu udhëzimin) të muajit korrik ku përcaktohet se si bëhet përzgjedhja dhe porosia e teksteve shkollore.
Numri i dokumentit të identifikimit kë prindërve kërkohet në momentin e tërheqjes së librave.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar reagoi pak më vonë duke e bërë publik në Facebook qëndrimin dhe sqarimin e saj për këtë çështje.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta