Kërkesa për kredi u ul në janar-mars, shkak pritjet për rivlerësimin e pronave

20 Prill 2026 | 19:22

Kërkesa e individëve për kredi u raportua në rënie në tremujorin e parë të vitit 2026. Për Bankën e Shqipërisë, rënia diktohet kryesisht prej kërkesës më të ulët në blerjen e banesave.

Kredia për blerje banesash arriti nivele rekord gjatë vitit 2025, por tregu i këtij produkti ka shfaqur sinjale ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti.

Bankat thonë se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat në kalimin e ligjit të rivlereësimit të pronave.

Sipas vrojtimit, standardet e kreditimit për kreditë për shtëpi kanë ngelur të pandryshuara edhe këtë tremujor.

Megjithatë, disa banka kanë vendosur të jenë më të kujdesshme, edhe për shkak të shqetësimeve të lidhura me ciklin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet. Nga ana tjetër, edhe kërkesa e individëve për kredi për blerje pronash duket të jetë në rënie.

Ndërkohë, bankat po e kompensojnë shtrëngimin në segmentin e kredive hipotekare me një qasje më agresive në atë të kredisë konsumatore.

Në tremujorin e dytë të vitit 2026, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave, çka mund të lidhet pjesërisht edhe me nisjen e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026