Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke e lënë atë në fuqi.
Malltezi është marrë i pandehur për dosjen “Partizani” dhe ndodhet në “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.
Ndërkohë, mbrojtja e Malltezit thekson se një masë e tillë si ajo e “arrestit me burg” bie ndesh me prezumimin e pafajësisë.
“Ka një praktikë të gjërë të GJEDNJ, e cila sanksionon se kërkohen arsye të tjera në lidhje me vijimin e masës së sigurimkt, gjë që në rastin konkret nuk ekzistojnë. Gjykata nuk mund të bëjë perifrazime të përgjithshme sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
1. Çështja “Merabishvili kundër Gjeorgjisë”
2. Çështja “Hysa kundër Shqipërisë”
3. Çështja “Gëllçi kundër Shqipërisë”
Nuk ka asnjë provë, element apo të dhënë ku të justifikohet dyshimi i arsyeshëm.
Masat e sigurimit nuk janë dhe nuk mund të jenë sanksione penale si dhe nuk mund të përdoren si mjet për të heshtur të pandehurin. Zoti Malltezi ka qenë në dijeni të procedimit penal që në 2020. Në mënyrë të ngjashme rreziku i presionit ndaj dëshmitarëve nuk mund të bazohet vetëm në mundësinë e një dënimi të rëndë, por duhet të lidhet me fakte specifike, gjë që në rastin konkret nuk ekzistojnë. Në veçanti, rreziku i largimit nuk mund të matet vetëm në bazë të ashpërsisë së dënimit të mundshëm, por ai duhet të vlerësohet duke iu referuar një numri faktorësh të tjerë si:
1. karakteri
2. morali
3. lidhjet me vëndin.
Për më tepër, fjalia e fundit e nenit 5 paragrafi i tretë i Konventës tregon se kur e vetmja arsye e mbetur për paraburgim është frika se i akuzuari do të largohet dhe kështu do të shmangte paraqitjen në gjyq, ai ose ajo duhet të lirohet në pritje të gjykimit, nëse është e mundur se do të merren garanci që do të garantojnë atë paraqitje. (Shih Lukoviç kundër Serbisë, GJEDNJ, shih Wmbhof kundër Gjermanisë)”, thuhet në mbrojtjen e Malltezit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
- Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Malltezit