Dosja “Partizani”, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimeve për arrest me burg dhe arrest shtëpie por kërkesa e tij është refuzuar nga “Kushtetuesja” e cila ka dalë në një njoftim të gjatë me zbardhjen e vendimit pas analizimit të kërkesave të Jamarbër Malltezit, i cili pretendonte se masat e sigurimit ndaj tij, përfshirë arrestin në shtëpi, kanë cenuar të drejtat e tij të lirisë personale dhe jetës private.
Malltezi argumentoi se vendimet e gjykatave, të cilat i ndalonin komunikimin me individë të tjerë përveç atyre që bashkëjetonin me të, shkelin të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Gjykata vlerësoi se, në përputhje me nenin 73 të ligjit nr. 8577/2000, pretendimi i Malltezit për cenimin e parimit të proporcionalitetit u hodh poshtë pasi nuk u formua shumica prej pesë gjyqtarësh për këtë çështje.
Gjithashtu, përsa i përket pretendimit të cenimit të së drejtës për jetën private, Gjykata theksoi se masat ndaj Malltezit, të cilat përfshinin ndalimin e kontakteve me mediat dhe individë të tjerë, ishin në përputhje me ligjin.
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, kufizimet e vendosura për komunikimin e tij ishin të bazuara në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale, i cili lejon gjykatat të përcaktojnë dhe mbikëqyrin ekzekutimin e masave të tilla.
Gjykata Kushtetuese përfundoi se nuk kishte shkelje të të drejtave kushtetuese të Malltezit dhe mbajti në fuqi masat e sigurisë të vendosura nga gjykatat më të ulëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë