Kërkoi lirinë nga burgu, GJKKO merr vendim për ‘fatin’ e Ramazan Rrajës

8 Shkurt 2024 | 10:55

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për masë më të butë sigurie se ajo e “arrestit me burg”.

Përmes një njoftimi për mediat, GJKKO bën të ditur se kërkesa është rrëzuar pasi ishte e pabazuar në ligj dhe prova.

Kujtojmë se Ramazan Rraja akuzohet për disa vepra penale, përfshi edhe pjesëmarrjen në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Personi nën hetim Ramazan Rraja më datë 23.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Revokim i masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar për personin nën hetim Ramazan Rraja me vendimin Nr. 308 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të caktohet masa e sigurimit ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 57, datë 07.02.2024, vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe në prova.
  4. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 07.02.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026

Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre. Mjekët e shërbimit të urgjencës...
18:16 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026