Kërkoi një masë më të butë sigurie, Apeli i GJKKO merr vendimin për Behar Bajrin
Apeli i GJKKO ka lënën në burg Behar Bajrin, duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë sigurie.
Që prej muajt korrik, Bajri ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku pas zbardhjes së bisedave në platformën Encrochat tregonin përgatitjet për vrasje dhe tentativat për vrasje.
Arrestimi i Behar Bajrit u bë i mundur nga autoritetet franceze më 4 shtator në një lokal në Paris.
Për 43-vjeçarin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.
Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në platformat Enchro Chat dhe Sky. Në këto mesazhe, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar, ka kërkuar që 43-vjeçari Behar Bajri të vriste për rreth 100 mijë € Kleant Musabelliun, ish punonjës i policisë së burgjeve.
Sipas dosjes, Behar Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, për të cilin ende nuk ka asnjë gjurmë dhe kanë shkëmbyer objektivët. Behar Bajri dhe Denis Brajoviq dyshohet se ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt, dhe ky i fundit do të eliminonte Kleant Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua pasi shënjestra kuptoi planin.
Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili ishin porositur për tu vrarë, por nuk u kryen asnjëherë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta