“Kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti” – Flet gruaja e 40-vjeçarit që mori peng fëmijët
Një 40-vjeçar ka mbajtur për disa orë peng në banesë dy fëmijët e tij të mitur dhe i ka terrorizuar duke qëlluar në ajër me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë është regjistruar tek Shkëmbi i Kavajës, në një apartament që 40-vjeçari Aleks Marku kishte marrë me qira ditore.
Menjëherë pasi mbërritën në vendngjarje forcat e policisë i kanë bërë thirrje të dorëzohet, por 40-vjeçari i është përgjigjur sërish me të shtëna me armë.
Në këto kushte, për të mos rrezikuar jetën e efektivëve të Durrësit dhe të fëmijëve që ai mbante peng, është kërkuar ndihma e forcave RENEA, të cilat pas disa orësh negociata kanë arritur që ta bindin 40-vjeçarin që të dorëzohet.
Bashkëshortja e tij, Bardha Marku në një prononcim për mediat ka treguar se ka bërë disa herë denoncime në polici ndaj bashkëshortit nga frika e ndonjë ngjarjeje të rëndë duke qenë se ai ishte konsumues i lëndëve narkotike. Ajo ka kërkuar urdhër mbrojtje nga shteti ndërsa është shprehur se ka frikë për jetën e saj dhe fëmijëve kur ai të dalë nga burgu.
“Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme në televizor, edhe nga frika kam bërë denoncim. Fizikisht nuk më ka dhunuar, vetëm psikologjikisht. Fëmijët janë mirë për momentin.
U larguam nga problemet këtu, vendosëm të jetonim në Durrës, të futemi në punë të dy dhe të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë e gjysmë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar kurrë lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë se nervoz ishte. Kur isha në Itali shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është, kishte frikë
Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka bërë qejfin, me dalë… peng nuk i ka marrë peng, kemi rënë dakord edhe për ikjen time në Itali dhe që fëmijët të rrinin me të, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu”, – tha gruaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë