Kërkuan lirimin nga burgu, Apeli jep vendimin për Hygerta dhe Amarildo Metën
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Hygerta dhe Amarildo Metës për masë më të butë sigurie.
Motër e vëlla morën pjeë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin shkurt në Shënlash të Durrësit, ku vranë dhe groposën babain e tyre Pëllumb Meta.
Për ngjarjen e rëndë u arrestua dhe vëllai i vogël i familjes Amarildo Meta, për veprën penale të “Fshehjes dhe asgjesimit të kufomës”, ndërkohë që u procedua në gjendje të lirë dhe e ëma e tyre Blerina Meta.
Hygerta Meta ka marrë përsipër krimin e rëndë, por hetuesit besojnë se ka qenë djali i madh i familjes ai i cili ka qëlluar me 4 plumba babain.
Për shkak të dëshmive kontradiktore që kanë dhënë fëmijët gjatë hetimeve paraprake, policia kreu dhe një eksperiment hetimor, duke i çuar të gjithë fëmijët dhe nënë për të kryer qitje në një poligon.
Nga eksperimenti ka rezultuar, se Hygerta Meta ka qenë në gjendje të mbushë armën, por nuk ka arritur të qëllojë në shenjë, ndërsa Hysen Meta, për të cilin grupi hetimor beson se është ekzekutori, ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk di të mbajë armë.
Eksperimentin e kanë bërë dhe Blerina Meta dhe Amarildo Meta të cilët kanë thënë se s’kanë mbajtur kurrë më parë armë në dorë.
Prokuroria dhe policia e Durrësit thonë se vijojnë hetimet, ndërsa ngjarja e rëndë u regjistrua në Shënvlash më 10 shkurt, por u zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur.
Pas vrasjes, ata së bashku me nënën e tyre e groposën trupin e 50-vjeçarit në kasollen pranë banesës.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet