Kërmijtë, mes vlerave ushqyese dhe atyre kuruese
Kërmilli ka veti shumë të mira shëruese por edhe përsa i përket gatimeve që mund të bëhen me të. Po ashtu është edhe një ilaç i shkëlqyeshëm dhe kozmetik që vjen direkt nga natyra! Bëhet fjalë për sekrecionet e kërmillit, që janë një lloj mukoze e cila ka evoluar, duke mbrojtur pjesët e jashtme të trupit të kërmillit.
Studimet shkencore mbi sekretimin e kërmillit kanë konfirmuar se ai përmban një kombinim të pazakontë të substancave natyrore që kanë provuar vetitë e dobishme për lëkurën e njeriut.
Mukoza e kërmillit është e njohur për vetitë e saj kundër plakjes, lehtëson lëkurën dhe riparon indet e dëmtuara. Ajo mund të përdoret për të trajtuar lëkurën e thatë, rrudhat, aknet, djegiet, plakjen dhe lythat. Gjithashtu përdoret gjerësisht në kirurgjinë plastike.
Ajo prodhohet nga një gjëndër në këmbën e kërmillit dhe përmban 91-98 % ujë, duke u kombinuar me një sasi të vogël të ‘glycoproteins‘ me peshë molekulare të lartë, acid glycolic, allantoin, kolagjen, elastin, dhe vitaminat A, C, E.
Përdoret në përgatitjen e ilaçeve dhe produkteve kozmetike. Vetitë e kërmillit shërojnë ulcerë dhe gastrit, ndihmojnë në zhdukjen e shenjave në trup etj. Që nga kohërat e lashta njihen dobitë e kërmillit për organizmin e njeriut. Të lashtët kanë konsumuar mish dhe gjak kërmilli. Sot kërmijtë kultivohen në ferma me qëllim shkencor e mjekësor. Ata ushqehen me tërfil dhe bio-produkte.
Kur u shfaqën kërminjtë?
Kërmijtë u shfaqën në tokë mijëra vjet më parë. Gjatë periudhës së hershme helenistike, njerëz të tillë si Hipokrati, Zeusi dhe Plini përdorën kërmillin për qëllime mjekësore.
Në 1980, familja Bascunan nga Kili kishte një fermë kërmilli për eksport në tregun ushqimor francez. Punëtorët në fermë vunë re se sa shpejt plagët në duart e tyre u shëruan pa ndonjë infeksion. Fernando Bascunan, një mjek, ishte i interesuar për të gjetur se pse ndodhte kjo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sërish vranësira e reshje, parashikimi i motit për këtë javë
- “Kurti dëshiron të jetë Zelensky”- Vuçiç ashpërson tonet për situatën në Veri
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë