“Kurti dëshiron të jetë Zelensky”- Vuçiç ashpërson tonet për situatën në Veri

29 Maj 2023 | 09:21

Në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, kështu i komentoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç tensionet në veri të Kosovës, teksa e cilësoi situatën si më të vështirën deri tani.

“Kam frikë nga destabiliteti, madje edhe nga konfliktet e mëdha, sepse e di që serbët nuk mund të durojnë më, derisa ky kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ëndërron të jetë Zelensky”, tha Vuçiç për televizionin Pink të Serbisë.

“Sonte kam marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme te henen, sepse serbët patjetër do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një videomesazhi i ka paralajmëruar qytetarët e Serbisë se java e ardhshme do të jetë e vështirë, duke paralajmëruar bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Prandaj ftoj edhe një herë në bisedë të gjithë ata që janë përgjegjës në shoqërinë tonë, të cilët me dialog mund të ofrojnë një shans për stabilitet dhe përparim të mëtejshëm të vendit tonë”, tha Vuçic.

“Java e ardhshme është e vështirë për të gjithë ne, kemi shumë detyrime ndërkombëtare. biseda me të gjithë liderët europianë nga Bratislava, Kishinev, bisedimet me Macron, Szholz e deri në luftën për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë ai në profilin e tij në Instagram.

Vuçiç tha se “nuk ka dorëzim dhe dorëzimi nuk është konsideruar kurrë”.

Deklarata e tij vjen pasi Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, të futen në zyrat e tyre komunale, më 26 maj.

Ky veprim u kundërshtua ashpër nga popullata vendase serbe, e cila u përlesh me policinë.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi vendimin e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e komunave të hyjnë me forcë në ndërtesat komunale dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të tërhiqen.

Aleanca ushtarake e NATO-s, gjithashtu, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që menjëherë ta shtensionojnë situatën në veriun e banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por shtoi se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e detyrimeve  kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026