Ultimatum nga BE, Borrell i telefonon Kurtit: Të qetësohet situata në Veri
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka biseduar mbrëmë me përfaqësuesin e Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Sipas Kurtit tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe pas zgjedhjet në katër komunat në veri.
“Theksoi se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët. Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Borrell, tha se Prishtina duhet të situatën në veri dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues.
Borel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bidesuan rreth situatës në veriun e Kosovës
“Fola me Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina të depërshkallëzojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues”, shkroi borell
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Kosova duhet që të qetësoj situaten situatën dhe të mos ndërmarrë hapa destabilizues
“Kam folur me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth Kosovës. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja tani, si mënyra e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos marrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues. Misioni i NATO-s, KFOR, do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, ka shkruar ai në Twitter.
Aleanca e NATO’s dje i ka bërë thirrje Kosovës që të qetësojë situatën në veri të vendit, një ditë pas tensioneve që u krijuan atje.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter tha se të gjitha palët duhet t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut, derisa theksoi se KFOR’i mbetet vigjilent në këtë rajon.
“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi zëdhënësja e NATO-s
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë