Këshilli i Integrimit, Tabaku: Prioritet reforma zgjedhore dhe financimi i partive

27 Janar 2023 | 13:38

Në ambientet e Kuvendit u mbajt këtë të premte mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në fjalën e mbajtur, kryetarja e këshillit, Jorida Tabaku, e vuri theksin te financimi i partive politike.

Ajo këshilloi Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe aktorëve politik që të trajtohet me prioritet financimin e partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

“Problemi që ky Këshill Kombëtar do të trajtojë me prioritet është reforma zgjedhore e unë dua të ndalem te financimi i partive politike.

I kërkoj Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe aktorëve politikë në vend që të angazhohemi për të zgjidhur problemin e Financimit të partive politike që është një kërkesë e kahershme BE dhe partnerëve tanë strategjikë.

Prej muajsh po trajtohet në kuvend dhe çështja e paketës ligjore për Reformën në Drejtësi. Por, ende nuk kemi një rezultat, dhe z. Balla, znj Bushka nuk e kuptoj përse po vonohet.

Ne të gjithë jemi koshient që zbatimi i Reformës në Drejtësi është kusht i panegociushëm, kemi bërë një votim të përbashkët dhe duhet ta mbajmë këtë prioritet të përmbushur”, tha Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026