English

Këshilli i Mandateve dha ‘dritën jeshile’, caktohet seanca për imunitetin e Berishës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të hënë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka miratuar me 6 vota pro kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.

- Advertisement -

Në përfundim të seancës Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri me dije se heqja e imunitetit, do të votohet në seancën e ditës së enjte më datë 21 dhjetor.

Këshilli pritet të hartojë tashmë raportin ku relatore do të jetë deputetja socialiste Klotilda Bushka.

Raporti duhet të behet gati deri të mërkurën.

Që në nisje të mbledhjes avokatët e ish-kryeministrit Berisha kërkuan pezullimin ose shtyrjen e seancës.

Sipas tyre Kuvendi duhet të presë fillimisht vendimim e gjykatës kushtetutuese për padinë e bërë nga 28 deputetë të partisë demorkatike.

Kërkesa është rrëzuar me shumicë votash nga këshilli i mandateve, bashkë me votën e deputetit Enkelejd Alibeaj, i njohur si mbështetës i Lulzim Bashës.

Alibeaj ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores ku diskutohej për heqjen e mandatit të Sali Berishës, i cili votoi pro kërkesës së bashku me deputetët e maxhorancës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?