Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 3 qershor
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më datë 3 qershor, ora 17:00. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit, Edi Paloka përmes një njoftimi për mediat.
Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e kësaj force politike.
Këtë të shtunë, Partia Demokratike ka zgjedhur 20 anëtarët e Kryesisë së re. Në zgjedhjet e zhvilluara, morën pjesë 227 nga 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Nga 227 fletë votimi të numëruara, 6 prej tyre rezultuan pjesërisht të vlefshme dhe 2 të pavlefshme.
Pas përfundimit të numërimit elektronik, ka rezultuar se më e votuara ndër kandidatet gra është Fatbardha Kadiu me 141 vota, ndërsa nga kandidatët burra është Belind Këlliçi me 192 vota.
LEXONI GJITHASHTU
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara