Këshilli Politik mbyllet pa konsensus, Bylykbashi: Nëse PS nuk ndryshon qëndrim do të bllokojë reformën zgjedhore
Këshilli Politik është mbyllur sërish pa konsensus mes mazhorancës dhe opozitës pas një mbledhjeje që zgjati rreth dy orë e gjysmë.
Përfaqësuesi i opozitës në këshill, Oerd Bylykbashi tha për mediat në përfundim të mbledhjes se, PS refuzoi në mënyrë te vazhdueshme që të ndryshojë rregullat kur loja ka filluar.
Sipas tij, opozita i qëndron kërkesës që OSBE/ODIHR të shërbejë si arbitër për çështjet e padakordësuara, gjë për të cilën siç tha ishte rënë dakord që në marrëveshjen e janarit mes mazhorancës dhe opozitës.
“Opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR në rolin e arbitrit siç kemi rënë dakord që në janar.
PS nënvijëzoi edhe një herë frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ky arbitër. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pozicion. Nëse PS nuk ndryshon qëndrimi, bllokon këshillin politik dhe reformën zgjedhore si një nga kushtet për integrimin e vendit në BE”, tha z. Bylykbashi.
Më herët përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i kanë dërguar një tjetër letër Partisë Socialiste, ndërsa kanë kërkuar që të pranojë OSBE-ODIHR-in si mekanizëm për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre.
Sipas opozitës së bashkuar, për këtë palët kanë rënë dakord që në marrëveshjen e 14 janarit, kur u ngrit Këshilli Politik për të plotësuar 1 nga 15 kushtet e BE, reformën konsensuale zgjedhore.
“Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që, me qëllim gjetjen e konsensusit në këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore, t’i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it”, thekson opozita.
Lexoni gjithashtu:
Opozita e bashkuar letër PS-së: Pranoni ekspertizën e OSBE-ODIHR, po rrezikoni negociatat
“Faktori ndërkombëtar po mban shënim”, Bylykbashi e thotë hapur: Edi Rama humbet më 25 prill
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta