Këshilli Politik me opinione të ndara për KQZ
Propozimi i opozitës për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ ka vënë në dukej ndarjen e opinioneve mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Politik për këtë çështje.
Në një dokument të ndarë me mediat ditën e martë të cilin Euronews Albania e disponon, PD parashikon tre faza të përzgjedhjes së anëtarëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Konkretisht, formula lidhet me Kontrollin e kritereve formale nga Avokati i Popullit; zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 mazhoranca dhe 2 opozita sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit; votimi i listës në bllok nga Kuvendi.
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht përfaqësues i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur kërkesës së opozitës për të mbledhur sërish Këshillin Politik pasditen e sotme.
Përmes një letre z. Gjikunuri e bën të qartë se nuk do të ketë mbledhje tjetër të këshillit lidhur me propozimin e bërë nga opozita për formulën e KQZ të cilën mazhoranca nuk e pranon dhe deri në paraqitjen e një propozimi të ri nga ana e opozitës.
“Në lidhje me propozimin për formulën e emërimit të KQZ si dhe mekanizmat e vendimmarrjes që propozuar u shprehëm kundër dhe nuk mund të diskutohen më në mbledhjen e radhës.
E gjykojmë një propozim jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. Për këtë çështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet në lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kanë miratimin tuaj.
Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim të ri bazuar në këto parime mund të vazhdojë ky diskutim”, thuhet në letrën e z. Gjiknuri.
Opozita nga ana e saj pretendon se, Partia Socialiste kërkon të zgjedhë vetë të gjithë anëtarët, duke hequr çdo garanci për opozitën në nivelin më të lartë te administrimit të zgjedhjeve. Sipas PD propozimi i opozitës bazohet në dakordësinë e arritur më 5 qershor me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE.
Sipas këtij dokumenti qeveria dhe opozita pranuan që Komisioneri të zgjidhet me konsultime mes palëve, ndërsa nën komisoneri të zgjidhet nga opozita, ndërkohë që 5 anëtarët në Komisionin Rregullator dhe KAS të ndahen në mënyrë proporcionale midis maxhorancës dhe opozitës.
Lexoni gjithashtu:
Ekskluzive/ Euronews Albania zbardh marrëveshjen e porsa mbërritur për administrimin zgjedhor
Ende larg marrëveshjes, çështja e KQZ-së ndan maxhorancën dhe opozitën në Këshillin Politik
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta