Këshilli Politik ngarkon ekspertët të detajojnë reformën zgjedhore, objektiv dërgimi në Kuvend javën tjetër
“Nuk ka gjë të re për reformën zgjedhore,” – kështu u shpreh në dalje nga takimi i radhës i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri teksa shtoi se sot “thjesht iu dha detyra ekspertëve për të detajuar pikat e rëna dakord të premten”.
Mbledhja e Këshillit Politik nisi sot me rreth 40 minuta vonesë, për shkak të deputetes Rudina Hajdari e cila nuk u paraqit në kohë.
Pas vetëm 30 minutash mbledhje, të parët që dolën nga tryeza ishin përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili e Ivi Kaso, të cilët nuk pranuan të komentonin për mediat.
Ndryshe, përfaqësuesi i PS-së, Gjiknuri, tha se brenda javës së ardhshme kuadri ligjor do të jetë gati dhe reforma mund të kalojë në Kuvend.
“U ngarkuam disa detyra ekspertëve dhe shumë shpejt do të plotësohet dhe kuadri ligjor. Brenda javës së ardhme do jetë gati paketa ligjore dhe do kalojë në Kuvend. Thjesht u caktuam punën ekspertëve,” – tha Gjiknuri.
Të premten përfaqësuesit politikë ranë dakord për një marrëveshje me 12 pika, e cila merrte parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore.
Marrëveshja u dakordësua pas këmbënguljes disaditore të Ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.
Lexoni gjithashtu:
Bardhi replikon me Ramën se kush humbi dhe fitoi nga marrëveshja zgjedhore
Ekskluzive/ Euronews Albania zbardh marrëveshjen e porsa mbërritur për administrimin zgjedhor
Reforma Zgjedhore, ambasadorja Kim: U arrit një marrëveshje e rëndësishme
Reforma zgjedhore, Basha: Një hap përpara për zgjedhje të lira
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta