Sinjale pozitive për reformën, përfaqësuesit rinisin tryezën pas konsultimit me kryetarët
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka sinjale pozitive se mes palëve ka një dakordësi për reformën zgjedhore.
Pas një ndërprerje prej më shumë se 1 ore të tryezës zgjedhore, e cila është zhvendosur në rezidencën e Ambasadës Amerikane, palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth çështjeve që i ndanin deri më 31 maj: administrimin e procesit zgjedhor dhe implementimin e identifikimit elektronik të votuesve.
Pak pas mesditës përfaqësuesit politikë u larguan nga rezidenca e ambasadës për t’u konsultuar me kryetarët.
Pas përfundimit të afatit të 31 majit për draftimit të reformës, tryeza zgjedhore është zhvendosur në rezidencën e Ambasadës së SHBA-ve, teksa Ambasadorja Yuri Kim pritet që për këtë çështje pasditen e sotme të mbajë dhe konferencë për shtyp.
Lexoni gjithashtu:
Ambasadorja Kim u vendos partive “vijën e kuqe” për reformën zgjedhore
Këshilli Politik mblidhet sërish me praninë e ambasadorëve, kërkohet përmbyllja e reformës zgjedhore
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta