Këshillimi i Karrierës u shkon në ndihmë maturantëve, ja ku fokusohet tregu i punës

15 Prill 2025 | 16:27

Përgatitja e maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore është një nga sfidat më të mëdha të vitit të fundit të gjimnazit. Ajo ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre – në zgjedhjen e universitetit dhe të degës së preferuar.

Maturantët kanë nisur përgatitjet për provimet e maturës. Në disa shkolla kanë filluar edhe testet parapërgatitore, me qëllim vlerësimin e nivelit të tyre aktual. Por krahas provimeve, ata duhet të jenë të përgatitur edhe për të bërë zgjedhjet e duhura në universitet dhe të kuptojnë më mirë se çfarë ofron tregu i punës.

Orët e “këshillimit të karrierës” në shkolla përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të edukimit të maturantëve. Ekspertët rekomandojnë shtimin e këtyre orëve, në mënyrë që të adresohen të gjitha pikëpyetjet dhe dilemat që të rinjtë mund të kenë.

“Orët e këshillimit të karrierës duhet t’i shërbejnë të rinjve duke u ofruar sa më shumë informacion për profesionet, botën e punës dhe më e rëndësishmja,  t’i ndihmojnë të eksplorojnë vetveten: cilat janë aftësitë e tyre, interesat, hobet, dhe pasiguritë në vendimmarrje. Këshillimi i karrierës duhet të fillojë që herët, jo vetëm kur nxënësit janë në maturë”,-tha Ermira Shyti eksperte e këshillimit të karrierës.

Shumë maturantë nuk janë aq të përgatitur sa duhet për të ardhmen dhe për tregun e punës. Kjo nuk ndodh për mungesë potenciali, por për shkak të mungesës së udhëzimit të duhur, informacionit të mjaftueshëm dhe eksperiencës praktike. Mungesa e orientimit të qartë i bën shumë prej tyre të zgjedhin degë të cilat nuk përputhen me aftësitë, interesat apo kërkesat aktuale të tregut.

“Të rinjtë duhet të jenë të përgatitur për të përshtatur veten me kërkesat e vendeve të reja të punës, të cilat gjithnjë e më shumë po pësojnë ndryshime teknologjike. Ata janë të papërgatitur për mënyrën se si do të priten në punë, për ambientin, komunikimin, dhe procesin e integrimit në tregun e punës. Universitetet duhet të fokusohen më shumë te praktika sesa te teoria. Studentët nuk janë të përgatitur në mënyrë praktike: nuk dinë si të sillen dhe çfarë të presin nga drejtuesit apo mjedisi i punës”,-tha Gentjana Hasalla, eksperte punësimi.

Sipas ekspertëve, tregu aktual i punës është i fokusuar në tre degë kryesore: inxhinieri, mjekësi dhe teknologji. Ndërkohë, mësuesia, dikur një nga profesionet më të preferuara, vitet e fundit ka rënë ndjeshëm nga lista e zgjedhjeve të maturantëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026