Këshilli Politik mblidhet sërish me praninë e ambasadorëve, kërkohet përmbyllja e reformës zgjedhore
Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik me praninë e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.E para që mbërriti ishte ambasadorja Yuri Kim, më pas diplomati britanik, shefi i delegacionit të BE-së dhe përfaqësuesi i OSBE-së.
Nga pala shqiptare i pari që mbërriti ishte Damian Gjiknuri, ndërsa përfaqësuesit e opozitës, asaj parlamentare dhe jo parlamentare mbërritën me vonesë, pas orës 11:00 kur ishte planifikuar edhe nisja e mbledhjes.
Sot do të vijojnë diskutimet për të gjetur dakordesinë për administratën zgjedhore, e cila është edhe pika ku nuk po arrihet dakordesia. Jozyrtarisht është njoftuar se ambasadorja Kim do të ketë një prononcim për mediat pasditen e sotme mbi dialogun e zhvilluar.
Një ditë më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pas takimit të gjatë me anëtarët e Këshillit Politik deklaroi se, Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të historisë së saj. Ajo iu referua reformës zgjedhore, për të cilën po negociohet për arritjen e një konsensusi mes palëve, ku theksoi se, të gjitha palëve u është kërkuar që të bëjnë lëshime.
Prej janarit të këtij viti reforma zgjedhore është vendosur të diskutohet paraprakisht jashtë parlamentit në një tryezë politike të ndërmjetësuar nga partitë kryesore të vendit me marrëveshjen që produkti i saj të mos tjetërsohet kur të kalojë më pas për votim në Kuvend.
Më parë objektivi i reformës ishte 15 marsi, por pas pandemisë së COVID-19 punimet e Këshillit Politik u zvarritën dhe ky afat u shty për më 31 maj, për të mos u mbajtur gjithsesi.
Mund të lexoni gjithashtu:
Ambasadorja Kim u vendos partive “vijën e kuqe” për reformën zgjedhore
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta