Këshillit të BE-së i kërkohet të shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim

10 Dhjetor 2024 | 15:18

Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje të martën Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për ta shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Komisioni, i cili vepron në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, gjithashtu u ka kërkuar pesë vendeve anëtare të bllokut që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë “sa më parë” një gjë të tillë.

“Mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, përsërisim se shtetet e ardhshme anëtare duhet të vlerësohen në bazë të meritave individuale”, thuhet në rekomandimin e përbashkët të komisionit.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022.

Që nga ajo kohë presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë.

Këshilli, përkatësisht përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare vendosin se kur aplikacioni i dërgohet Komisionit Evropian, i cili ftohet të përgatisë një opinion për meritat e vendit aplikues për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026