Këshilltari i Bashës: Rama ka rritur pagat e mësuesve vetëm me 8%
Këshilltari për ekonominë i kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti thotë se, pagat e mësuesve janë rritur me 129% gjatë dy mandateve qeverisë të Partisë Demokratike kurse gjatë qeverisë së Ramës, deri tani janë rritur me vetëm 8%.
Duke krahasuar rritje ne pagave në sektorin publik gjatë qeverisjes së majtë dhe të djathtë, Teliti thotë se kryeministri po flet për rritje vetëm pak muaj para zgjedhjeve ndërkohë që për shtatë vjet i ka mbajtur të ngrira.
Reagimi i Telitit:
Shqiptarët e dinë shumë mirë se cila forcë politike i rrit realisht pagat e kush bën gjoja sikur i rrit. I madh e i vogël e ka të qartë që gjatë qeverisjes PD paga mesatare në sektorin publik u rrit me 95%, ndërkohë që Rilindja me jo më shumë se 21%. Mësuesit e dinë mjaft mirë që 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 129%, ndërkohë që këto 7 vitet e fundit me vetëm 8%.
Infermierët janë të ndërgjegjshëm që gjatë 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 141%, ndërkohë që këto 7 vite të zymtë janë rritur me vetëm 26%. Mjekët po ashtu e dinë mjaft mirë që gjatë 2006-2013 pagat e tyre u rritën me 91%, ndërkohë që në 7 vite të Rilindjes janë rritur me vetëm 22%.
Del Skenderbeu, pak muaj para zgjedhjeve dhe flet për rritje pagash, sikur të ketë vetëm 7 javë në qeveri e jo mbi 7 vjet tashmë, bën sikur shqiptarët se kuptojnë që pagat e tyre REALE kanë 7 vjet praktikisht që janë të ngrira, pasi inflacioni bën punën e tij.
Pagat reale për mësuesit, infermierët, mjekët dhe të gjithë shqiptarët nuk janë rritur, por në kurriz të tyre është rritur borxhi publik me 3.2 miliardë euro, janë rritur taksat me 2.2 miliardë euro dhe po paguajmë cmendurinë e PPP-ve qeveritare me kosto 2 miliardë euro.
Te gjithë e dinë se kush është forca politike që ka rritur realisht pagat dhe mirëqenien e shqiptarëve në të kaluarën dhe kush do ta bëjë atë edhe në të ardhmen e afërt, e dinë mjaft mirë se këtë gjë e ka bërë dhe do ta bëjë vetëm Partia Demokratike me programin e saj agresiv në mbështetje të ekonomisë, biznesit dhe shtresës së mesme shqiptare. Ditë më të mirë do të vijnë, në 25 prill shqiptarët do të votojnë masivisht ndryshimin.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta