Këshilltarja e Ramës: Nga samiti prisnim një datë për hapjen e negociatave, paraqitëm 4 propozime

7 Tetor 2021 | 09:48

Këshilltarja e kryeministrit, Odeta Barbullushi u shpreh për Euronews Albania se nga samiti i djeshëm qeveria priste marrjen e një date për hapjen e negociatave.

“Ne nuk kishim dje një datë në fakt të qartë në lidhje me këtë. Ka pasur një diskutim mes vendeve të BE për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe përfshirjen e kësaj teme në agjendën e diskutimeve”, u shpreh këshilltarja teka shtoi se ‘mesazhi më i fortë politik patjetër që do të kishte qenë marrja e një date të qartë për hapjen e procesit të negociatave”.

Znj. Barbullushi shtoi se samiti i djeshëm i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor ishte një samit i natyrës politike, i organizuar nga presidenca sllovene e BE-së, ku Shqipëria paraqiti 4 propozime.

“Në fakt synoi të përçonte mesazhin e angazhimi më të madh të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor si në fushën politike, për të bërë një vlerësim të reformave dhe për të diskutuar çështje që kanë interes të përbashkët në fushën ekonomike”, tha ajo më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026