KFOR zbarkon në urën e Ibrit, Kurti përgatitet për ta hapur
12 Gusht 2024 |
18:50
Punimet mbi urën e Ibrit po vazhdojnë. Me gjithë paralajmërimet e Perëndimit dhe KFOR-it kundër hapjes së saj, qeveria e Kosovës ka angazhuar punëtorë të cilët po e lyejnë urën kryesore në Mitrovicë.
Gjatë ditës së sotme në urën e Ibrit është parë një prani e shtuar e pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Policia thotë se është e gatshme ta ekzekutojë ndonjë urdhër të mundshëm për hapjen e urës së mbyllur që prej përfundimit të luftës më 1999, ndërkohë që KFOR-i ka paralajmëruar se nuk do ta lejojë këtë, me trupat e misionit paqeruajtës së NATO-s që po qëndrojnë në urë dhe përreth saj.
Ndërkombëtarët kërkojnë qe çështja e urës mbi lumin Ibër duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi në Bruksel.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve