Khamenei: SHBA-të dhe Izraeli duan ta gjunjëzojnë Iranin

28 Maj 2026 | 17:38

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po kërkojnë ta “gjunjëzojnë vendin” pas armiqësive të fundit midis dy vendeve dhe Iranit, të cilat janë më seriozet që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 8 prill.

“Plani i verbër i armikut, pas luftës që na është imponuar, presioneve ekonomike, sulmeve politike dhe propagandës, është të krijojë përçarje dhe shkatërrim në mënyrë që të kompensojë humbjet e tij ushtarake dhe ta gjunjëzojë kombin”, tha Mojtaba Khamenei, sipas një deklarate me shkrim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Në këtë mesazh, të transmetuar me rastin e përvjetorit të parlamentit iranian, udhëheqësi suprem i Iranit bëri thirrje edhe një herë për unitet kombëtar dhe “kohezion” të iranianëve.

Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, pasoi të atin, Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të sulmeve amerikane-izraelite më 28 shkurt, të cilat nxitën hakmarrjen e Teheranit në të gjithë rajonin.

Ai vetë, i cili u plagos gjatë këtyre sulmeve, nuk është shfaqur në publik që atëherë.

Ai pësoi “lëndime sipërfaqësore në fytyrë, kokë dhe këmbë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane të hënën, më 25 maj.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha më 13 prill se ai ishte “i plagosur dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që shkakton vdekjen e një...
21:33 | 20/07/2026

Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e...
21:28 | 20/07/2026

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke premtuar se...
20:18 | 20/07/2026