Kievi nuk gjen qetësi, Rusia e bombardon me dronë dhe raketa, frikë tek qytetarët
Alarmi u dëgjua në Kiev teksa ushtria ruse bombardoi qytetin mëngjesin e së hënës, duke shkaktuar kaos dhe frikë. Disa mijëra banorë nxituan të kërkonin strehim. Qendra e kryeqytetit u trondit nga të paktën 10 shpërthime, duke e lënë popullsinë në tmerr.
Sidoqoftë, provat se sistemet mbrojtëse ukrainase rezultuan të suksesshme mund të shihen nga mbetjet e raketave të rrëzuara të llojit “Iskander”, që ndodhen në rrugët e Kievit. Autoritetet lokale raportuan për një person të plagosur si pasojë e sulmit.
“Jemi të lodhur dhe na ka ardhur në majë të hundës me këto sulme. Nuk flemë dot të qetë sepse diçka fluturon në ajër dhe diçka shpërthen në mes të rrugës. Zgjohemi natën dhe fshihemi, që të mos jetë aq e frikshme”,-tha një banor i Kievit
Rusia pretendon se ka bombarduar baza ajrore dhe shkatërruar të gjithë objektivat e saj. Sulmi i kryer mëngjesin e së hënës erdhi pas një nate të vështirë, kur sirenat e alarmit nuk pushonin. Rusia qëlloi gjithsej 40 raketa dhe 35 dronë. Ukraina thotë se ka rrëzuar shumicën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Digjet makina e një medie në veri të Kosovës
- Trazirat në Veri janë politike, avokati: Vuçiç ka manipuluar situatën
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë