Trazirat në Veri janë politike, avokati: Vuçiç ka manipuluar situatën
Avokati Tomë Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se tensionet në Veri po shkaktohen prej manipulimit të presidentit serb.
Sipas tij, Albin Kurti nuk ka asnjë zgjidhje tjetër dhe asnjë formë se si mund të sillet ndryshe në kushtet kur ai si kryeministër i Kosovës është i detyruar t’iu japë mbështetje kryetarëve që janë zgjedhur për komunat.
“Nëse ne kemi një pakicë serbe që është e dirigjuar nga Vuçiç, i cili fillimisht i manipulon ata për vite të tëra duke krijuar trysni tek ta me Listën Serbe që të mos dalin në zgjedhjet e prillit të këtij viti dhe pastaj kur ata nuk fitojnë, sepse s’mund të fitosh nëse nuk garon dhe të gjitha këto katër komuna veriore i fitojnë shqiptarë dhe kryetarët e komunave janë shqiptarë, atëherë ku është logjika juridike dhe çfarë logjike tjetër mund të ketë nëse i kanë fituar zgjedhjet, nëse janë emëruar, nëse i kanë dhënë betimet dhe që mos të kenë qasje në ndërtesat e komunave ku ata duhet të punojnë,” – u shpreh Gashi.
Avokati sqaroi se nëse kryetarët e rinj nuk shkojnë fizikisht në ndërtesat komunale është e pamundur të ushtrojnë funksionin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë