Tensionet në Veri, shpërthen Ngjela: Serbët të thyejnë qafën, është tokë shqiptare

29 Maj 2023 | 14:59

Avokati Spartak Ngjela komentoi nga studio e Euroneës Albania, situatën në veri të Kosovës dhe tensioneve që kanë lindur aty pas marrjes së detyrës nga kryekomunarët shqiptarë.

Ngjela bëri një parashikim për atë që pritet të ndodhë në Kosovë duke marrë si analogji largimin e Partisë Demokratike nga zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Ngjela tha se protestat do të shuhen dhe shqiptarët nuk do t’i lëshojnë drejtimin e komunave.

Madje Ngjela bëri dhe një parashikim afatgjatë, teksa tha se serbët në veri të Kosovës në një të ardhme do të shpërngulen dhe do të shkojnë në Serbi pasi aty është tokë shqiptare.

E pe se si përfundoi PD që u largua nga zgjedhjet, jo vetëm që u përça, por fituan vetëm 4 fshatra. Pse? Se ikën si injorantë nga zgjedhjet. Edhe këta ikën nga një vend që duhet të ishin atje. Ikën dhe ua dhanë shqiptarëve. Ku i lëshojnë shqiptarët ato tani. Çfarë do të ndodhë tani sipas mendimit tim. Do ikin ata. Koha do tregojë që serbët do ikin në Serbi, është tokë shqiptare atje. Ata kanë 4 ose 5 vjet që kërkojnë ta bëjnë federatë serbo-shqiptare. Menduan se thyen presidentin që është në burg, bëri lëshime që Kurti nuk i pranon. Tani ka ardhur Kurti që është nacionalist. Ata nuk e bëjnë dot federatë dhe fakti që s’e bëjnë dot federatë do ikin do thyejnë qafën. Ata janë pushtues, nuk i kanë quajtur etni në legjislacionin e tyre, i kanë quajtur të ardhur dhe nuk mund të bëjnë dot federatë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026