Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat nga sulmet ruse me raketa dhe dronë
Kievi ka shpallur ditën e premte ditë zie zyrtare, pas sulmeve të një dite më parë me raketa dhe dronë nga forcat ruse, që lanë të vdekur 31 persona, mes tyre pesë fëmijë, dhe plagosën mbi 150 të tjerë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri të ditur se viktima më e vogël ishte vetëm dy vjeç, ndërsa 16 nga të plagosurit janë fëmijë. Sulmi i së enjtes shënon numrin më të lartë të viktimave të mitur në një goditje të vetme në kryeqytet, që prej fillimit të bombardimeve ajrore në tetor të vitit 2022.
Sipas autoriteteve, kjo ishte gjithashtu goditja më vdekjeprurëse në Kiev që prej korrikut të kaluar, kur u vranë 33 persona. Shifrat e viktimave u rritën gjatë natës teksa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan operacionet mes rrënojave.
Një ndërtesë banimi me nëntë kate u shkatërrua pjesërisht, ndërsa mbi 100 godina të tjera pësuan dëme, përfshirë banesa, shkolla, kopshte, spitale dhe universitete.
Moska ka intensifikuar sulmet ndaj qyteteve ukrainase muajt e fundit, pavarësisht thirrjeve nga liderë perëndimorë, përfshirë edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, që të ndalohen goditjet ndaj objektivave civile pas më shumë se tre vitesh luftë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët