Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim
Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë.
Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të mëdha”.
Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me udhëheqësin bjellorus, Alayksandr Lukanshenka, në Valam, ishull në veriperëndim të Rusisë.
“Në mënyrë që të arrihet një zgjidhje paqësore, na duhen bisedime serioze, jo publike. Kjo duhet të ndodhë në heshtje, në qetësinë e procesit të negociatave”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
“Nëse udhëheqja ukrainase beson se tani nuk është koha e duhur, se duhet pritur, atëherë ne jemi të gatshëm të presim”.
Këto deklarata ishin përgjigje ndaj komenteve të bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se negociatat e mirëfillta do të jenë të mundshme vetëm pas një ndërrimi të pushtetit në Moskë.
Megjithatë, më 1 gusht Zelensky u shpreh se është i hapur për dialog.
Pas deklarimeve të Putinit, ai shkroi në X se “nëse këto janë sinjale të një vullneti të sinqertë për ta përfunduar luftën me dinjitet dhe për të vendosur një paqe vërtet të qëndrueshme – dhe jo thjesht përpjekje për të fituar kohë për luftë apo për të shtyrë sanksionet – atëherë, Ukraina edhe një herë konfirmon gatishmërinë e saj për t’u takuar në nivel liderësh në çdo moment”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët